Më shumë se 100 të huaj kanë vdekur në qendrat e paraburgimit në Malajzi

Gjatë dy viteve të fundit në qendrat imigruese të paraburgimit në Malajzi, nga sëmundje të ndryshme dhe për arsye të panjohura, kanë vdekur më shumë se 100 të huaj, tregojnë të dhënat e Komisionit nacional të Malajzisë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në të cilat mbikëqyrje kishin mediat britanike.

Gjatë vitit 2015 janë vërejtur 83 raste të vdekjes, ndërsa gjatë vitit 2016, në konkludim me 20 dhjetorin, kanë vdekur edhe 35 persona të tjerë.

Më shumë se gjysma e 118 të vdekurve ishin nga Mianmari dhe janë myslimanë të cilët kanë ikur nga autoritetet e Mianmarit dhe në mënyrë dominuese popullsia budiste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button