Ivanka Tramp do të jetë këshilltare pa pagesë dhe joformale e presidentit

Ivanka Tramp, vajza e presidentit amerikan të SHBA-së Donald Tramp, konfirmoi se do të punojë në Shtëpinë e Bardhë në rolin e këshilltares pa pagesë, joformale të presidentit.

“Dëgjuam se disa persona janë të shqetësuar për arsye se personalisht do ta këshillojë presidentin. Unë do të jem e punësuar në zyrën e Shtëpisë së Bardhë si nëpunëse pa pagesë dhe do t’i respektojë të gjitha rregullat etike dhe dispozitat tjera, si dhe të gjithë nëpunësit tjerë federalë”, theksoi ajo përmes një kumtesë.

Çështjet për konflikt të mundur të interesave u vendosën pasi më 20 mars u paralajmërua se Ivanka Tramp (35) do të bëhet këshilltare joformale e babait të saj dje do të ketë zyrë në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button