OKB: Në Burundi nga malaria sivjet kanë vdekur 4 mijë persona

Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) nga malaria sivjet në Burundi kanë vdekur më shumë se 4.000 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo shifër paraqet një kërcënim dramatik në raport me 700 persona të vdekur, që është informacion prej 13 marsit të këtij viti të cilin e shpalli Ministria e Shëndetësisë së Burundit.

Nga Zyrja humanitare e OKB-së të mërkurën theksuan se nga muaji janar i vitit 2016 në Burundi janë regjistruar mbi nëntë milionë raste të malarias.

Burundi ka një popullatë prej rreth 11 milionë banorë. Burundi, i cili është shkatërruar në dhunën politike nga viti 2015, po ashtu përballet me mungesë të ushqimit e cila solli deri tek rreziku nga uria.

Në raportin e OKB-së thuhet se pothuajse çdo i dhjeti banor në Burundi seriozisht është i rrezikuar nga mungesa e ushqimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button