Bob Dylan e pranon Çmimin Nobel gjatë fundjavës

Këngëtari amerikan Bob Dylan do të pranojë diplomën e Çmimit Nobel për Letërsi, në Stokholm gjatë fundjavës, ka njoftuar academiae Nobelit.

Në këtë ngjarje nuk do të jetë e pranishme asnjë media por vetëm Bob Dylan dhe anëtarët e Akademisë, transmeton REL.

Kështu ka njoftuar Sekretarja e Përhershme e Akademisë, Sara Danius, e cila ka shtuar se kjo ka qenë dëshirë e vet Dylanit.

Dylan fitoi Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2016 për “krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e bukur të këngës amerikane”.

Ai është këngëtari dhe kompozotori i parë që ka fituar këtë çmim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button