Rasti “Kumanova”: Dëshmia e Sevdail Miftarit revolton një pjesë të të akuzuarve

Dëshmia e Sevdail Miftarit, i akuzuar në rastin “Kumanova” ka irrituar disa pjesëtar që u gjendën në Kumanovë, më 9/10 maj. Sevdail Miftari ka dëshmuar se si 3 inspektor policor e kanë kërcënuar dhe i kanë dhënë sugjerime se si duhet të dëshmojë, kundër disa të akuzuarve tjerë. Miftari nuk ka dhënë emra të disa personave dhe të një inspektori policor që i ka vizituar në fshatin Hotël të Kumanovës, raporton gazeta Lajm.

Tre inspektor policor kërcënojnë dëshmitarin

“Pasi më kanë arrestuar, pas 1-2 javëve në burgun e Shutkës, 3 inspektor të policisë më marrin në pyetje. Deklaratën që e kam dhënë dua që ta shohin edhe shokët këtu. Njëri prej tyre më ka thënë që nëse dua ta shohë prap familjen time, duhet që kur të dëshmoj të flas për Arsim Bajramin, Besnik Ajdinin, Fadil Fejzullahun dhe Irfan Lutfiun.

Gjatë dëshmisë së një polici të mbrojtur avokati mbrojtës Naser Raufi e pyeti a ia ka vënë prangat Mirsad Ndrecajt, ndërsa polici u përgjigj se jo ai personalisht por një koleg i tij ia ka vendos prangat. Prokurori është ngre nga vendi dhe iu ka ofruar policit.

Në lajme dëgjoj se përmendet Ali Ahmeti dhe tradhtia në Kumanovë. Edhe unë kam menduar kështu por pas përgjimeve pash se nëse një person do që të shtyn në kurth ai nuk ta hap telefonin. Unë kurrë s’kam qenë BDI, 7 familjarë i kam pasur në UCK, por asnjë se kam të punësuar. Nuk dua ta mbroj Ali Ahmetin.

Unë personalisht jam i manipuluar nga disa njerëz që më kanë thirrë, në Kosovë: Avni Rushiti, Faruk Imeri edhe dy të tjerë që nuk i njohë me emra”, rrëfeu Miftari.

Ai ka treguar ngjarjen që nga momenti i njoftimit të tij se diçka po organizohet në Maqedoni.

“Më 4 maj më lajmërohet në telefon Avni Rushiti dhe më thotë se në Maqedoni po përgatiten për luftë. Pastaj më ka thirrë Faruk Imeri dhe kemi lënë takim në Gjilan. Unë i kam pyetur mos po bëhet kjo për interesa personale të dikujt. Sepse ditë më parë Stojanço Angellov tha se VMRO do ta dëmtojë Zaevin dhe se për këtë punë ka dhënë 2 milion euro. Njëri prej tyre shanë dhe thotë se nuk është e vërtetë. Unë u thash se nëse bëhet fjalë për bashkim kombëtar u kry, por jo për interesa të dikujt. Ata më siguruan se nga Ohri deri në Kumanovë 2000 persona i kanë. Armën dhe uniformat bashkë me Turgaj Gashin i kam marrë 3 kilometra në brendi të shtetit të Kosovës. Pastaj në fshatin Bellanoc jam takuar me Malishevën, Lirim Krasniqin, Fatmir Reçicën…  E pyes Malishevën se për cfarë bëhet fjalë, ai më thotë se për Shqipërinë etnike. Dua të jenë këtu edhe personat që na kanë dërguar pastaj te shtëpia e Qenan Iseinit. Edhe baba im të kishte qenë do ta silja këtu.

Një pjesëtar i MPB-së takon grupin, s’i përmendet emri

Më 6-8 maj nëpërmes telefonit Mirsad Ndrecaj i ka bërë presion Malishevës që të zbresim në Kumanovë. Asnjë prej këtyre telefonatave nuk i kemi dëgjuar te materialet. Mirsad Ndrecaj dërgon te shtëpia e Qenanit dy persona, unë dalë dhe e pyes shoferin cka po ndodh?! Ai më thotë se  në Kumanovë janë 300 persona dhe kanë bërë 8 shtabe”, tha mes tjerash Miftari, transmeton Lajm.

Miftari ka ngre dyshime ndaj një inspektori, por pa i përmendur emrin. “Unë në njërin person dyshoj shumë, se ai ka ndejtur shumë me inspektor policor. I njëjti i thotë Qenanit edhe sonte mbaji në shtëpi, ndërkaq nesër ata do ta sigurojnë transportin. Ne i tregojmë se ka shumë polic, por ai na siguron se do të na dërgoj në Kumanovë.

Më 8 maj ka ardhur një pjesëtar i MPB-së. Unë e pyeta kush e thirri? Ai mbetet pa koment kur më sheh. Ju them cka doni të bëni, se puna dicka nuk është në rregull. Ai u ka thënë se kemi përkrahje. S’dua t’ia përmend emrin pjesëtarit të MPB-së. Le të fole ai që e ka thirrë, Besnik Bajrami”, tha Miftari.

Revoltohen të akuzuarit me dëshminë e Miftarit

Disa të akuzuar kanë ngre pyetje ndaj Miftarit dhe nuk janë pajtuar me të njëjtin për deklaratën që e kumtoi paraprakisht. Dhe insistonin që ky i fundit të jep emra të të dyshuarve që kanë kontaktuar me grupin para ngjarjes kritike.

Bajram Elshani: Ke përmendur shumë emra tjerë, në seanca tjera, në mesin e tyre njëfar Nimetullahi. Dje e ke kritikuar Ali Ahmetin e sot jo! Ke përmendur Shenasi Memetin, Armendin, … pse sot nuk i përmende?

Sevdail Miftari: Në filim kam përmendur Nimetullahun, por kur kam pyetur një të Hotlës më ka thënë mos e merr njeriun në qafë. Unë kurr BDI s’kam qenë.

I akuzuari Qenan Iseni duke pyetur dëshmitarin përmendi se nuk e njeh Armendin inspektorin që e kishte përmendur ditë më parë dhe potencoi se është keqkuptuar.

Të akuzuarit tjerë nga grupi nga vendi i kanë bërtitur Sevdail Miftarit dhe Qenan Isenit se po gënjenë.

“Po rren”, ka bërtitur nga vendi Valdet Zekaj.

Avokati mbrojtës Mefail Asllani e pyet dëshmitarin, njëherit edhe i akuzuar Sevdail Miftarin, se mos vallë është kërcënuar edhe para se të dalë të dëshmojë.

“Jo”, ka qenë kategorik Miftari.

I akuzuari tjetër Nasuf Beqiri ka pyetur Miftarin se a është i sigurt se nuk i ka tradhtuar Ali Ahmeti.

“Të na kishte tradhtuar Ali Ahmeti, nuk do të na hapte telefonin”, ishte decid Miftari.

“Turp të qoftë! Dikush të ka mësuar që të mos flasësh dhe t’i mbrosh kriminelët”, i tha Beqiri Miftarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button