Sheqerinska deputetëve të VMRO-DPMNE-së: Gruevski iku, kurse ju u turpëruat

E vetmja gjë që doni të arrini me këto debate është që të ndaloni që të përgjigjet ai që ikë, ai iku kurse ju të gjithë u turpëruat, kështu iu drejtuar në seancën konstiuive të Kuvendit të Maqedonisë deputetëve të VMRO-DPMNE-së, deputetja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, njofton Portalb.mk.

“Më tregoni në cilin program ju keni treguar se do të zbatoni amnisti për rastet e Hagës. Kjo tregon se njerëzit të cilët gënjejnë të parët do ju thonë se gënjeni. Ata të cilët vjedhin të parët thonë mbajeni vjedhësin. Dhe ku ishit atëherë, këtu të kërkonit seanca të pafunda në Kuvend. Me çdo ikje të Nikolla Gruevskit, ora ekonomike dhe sociale e Maqedonisë kalon. I bllokoni qytetarët e Maqedonisë të fitojnë jetë të denjë. E vetmja gjë që doni të ndërpritni është të përgjigjet ai që ik. Ai iku ndërsa ju të gjithë jeni të turpëruar”, tha Sheqerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button