Oda e Tregtarëve të Tregjeve të Gjelbra kërkon rregullim infrastrukturor të tregjeve

Oda e Tregtarëve të Tregjeve të Gjelbra e cila i përfaqëson tregjet e gjelbra sot kërkoi rregullim infrastrukturor të hapësirave fillimisht në Bit Pazar, ndërsa më pas edhe në Tregun e Gjelbër (Zelen Pazar) dhe në Bunjakovec, të cilët, siç theksojnë që aty, duhet të jenë objekte të tipit të mbyllur, të rrethuara me elemente të montuara, me tualete dhe parkingje, ndërsa shitësit e tregut të kenë kushte të mira për punë dhe vend përkatës për ruajtjen e prodhimeve.

“Leja e ndërtimit është gati dhe i bëjmë apel investitorit Tregut të Shkupit që të fillojë të ndërtojë objektin në Bit Pazar. Tregu i Shkupit duhet të fillojë me realizimin e asaj që jemi dakorduar që në vitin 2010. Pra iniciativa dhe pajtueshmëria është arritur në vitin 2010 që të ndërtohet tregu Bit Pazar, më pas Tregu i Gjelbër dhe Bunjakoveci”, deklaroi sot kryetari i Odë së Tregtarëve që i përfaqëson tregjet e gjelbra, Ekrem Dolek.

Theksoi se pret që për një kohë sa më të shpejtë të mundshme pa anulime të fillojë realizimi i këtij projekti. Sipas tij, nuk ka asnjë treg  që i plotëson kushtet minimale teknike për funksionim.

“Njerëzit punojnë në kushte substandrade, kjo është e barabartë me gjenocid. Është marrë çdo e drejtë  edhe njerëzore edhe humane”, tha Dolek.

Këtë situatë sqaroi, shitësit e tregut në të ardhmen nuk do ta tolerojnë dhe kjo duhet që të rregullohet.

Theksoi se nga vitit 2008 e deri tani ka më shumë se 20 draft versione të ligjit për tregjet e gjelbra dhe deri tani asnjë prej tyre nuk është marrë parasysh, e aq më tepër që të shndërrohet në formë ligjore.

“Kërkojmë urgjentisht të sillet ky vendim ligjor sepse shitësit e tregut punojnë pa sigurime shëndetësore dhe pensionale…., që shteti duhet t’i sigurojë”, shtoi Dolek,.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve ai tha se në Bit Pazar për qiranë e një teze paguhet deri në 4.500 denarë, ndërsa në Tregun e gjelbër 5.200 denarë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button