Alimi e prezantoi Platformën Shqiptare në Kuvend (VIDEO)

Platforma Shqiptare edhe sot është temë kryesore në Kuvendin e Maqedonisë, tanimë tre ditë. Derisa deputetët e VMRO-DPMNE-së mes vete replikojnë dhe kundër-replikojnë dhe e transmetojnë vetë, kohë pas kohe marrin sqarime edhe nga deputetët e LSDM-së dhe BDI-së, njofton Portalb.mk.

Për atë, deputeti i BDI-së, Ejup Alimi, me qëllim që siç tha ai “t’i pastrojë dilemat, publikisht i ka lexuar të gjitha pikat e përfshira në Platformë, pas së cilës Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE-së ka kërkuar shpërndarje të Parlamentit dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ashtu siç tha Alimi, pika e parë është që të bëhet barazi në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën. Pastaj tha se, Platforma është që të arrihet barazi ekonomike dhe mirëqenie shoqërore, veçmas nëpërmjet zhvillimit të barabartë rajonal. Ai tha se Deklarata parasheh gjithashtu edhe pastrimin e çështtjeve dhe procesve gjyqësore si “Sopot”, “Brodec”, “Monstra”, dhe “Kumanova”, nëpërmjet një komisioni anketues ose një organit të pavarur ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button