Dënime për retorikën nacionaliste të Gruevskit në kongresin e Maltës

Partia Popullore Evropiane, ka përgatitur draft-rezolutë për vendet e Ballkanit Perëndimor mes të cilave ndodhet edhe Maqedonia, e cila këto ditë do të miratohet në Maltë.

Nga burimet e Kuvendit Evropian NOVA TV bën të ditur se në këtë rezolutë ndodhen porosi direkte për liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskin, të cilat edhe drejtpërdrejt do t’i përcillen nga ana e liderëve evropian. Një nga porositë është se provokimet etnike ose çfarë do qoftë sjellje që mund ta prish stabilitetin dhe paqen janë të papranueshme.

“Insistojmë për përmbajtje nga provokimet etnike dhe i dënojmë të gjitha provokimet dhe sjelljet agresive që paraqesin kërcenim për stabilitetin dhe paqen, duke pasur në mend se paqja nuk mund as të ndërtohet, as të përmbahet nëse është e bazuar në nacionalistikë, populistikë dhe retorikë radikale. Apelojmë se heqja e kontroverseve nga e kaluara nuk do ju ndihmojë vendeve të rajonit të ecin përpara në rrugën e tyre evropiane, por populizmi dhe nacionalizmi vetëm i dekoncentron”, është njëra nga porositë kyçe të rezolutës.

Ndryshe, në Kongresin e Maltës merr pjesë edhe Nikolla Gruevski, i cili do të duhet të votojë në rezolutë kundër përzierjes së rusëve dhe propagandës ruse, në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button