Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë me mesazh për krizën politike në Maqedoni

“Niveli i pasigurisë, të cilin për momentin e kemi dhe gjatë së cilit zgjohen emocionet e vjetra, është rrezik i madh. Për atë duam që të angazhohemi, në tërë Ballkanin perëndimor, veçmas në lidhje me situatën politike në (IRJ) Maqedonisë, të kihet kujdes për vendosjen e paqes dhe bashkëjetesës demokratike”, porositi ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Zigmar Gabriel, pas takimit të sotëm në Berlin me kolegun e tij nga Spanja, Alfonso Dastis, njofton Portalb.mk.

Qëllimi i tyre kryesor ishte diskutimi i dy shefave të diplomacisë për “Brexit”, por Gabriel ka diskutuar edhe për situatën në Maqedoni dhe tha se sa më shpejtë duhet të formohet Qeveria.

“Për ne, gjithashtu, është shqetësim i përbashkët për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, para se gjithash të (IRJ) Maqedonisë. Vlerësoj se është e nevojshme që edhe njëherë të kërkohet që presidenti dhe partitë parlamentare në Maqedoni të mundësojnë formimin e Qeverisë dhe t’i japin fund bllokadës. Ekziston shumicë parlamentare në Kuvend e cila është formuar pas zgjedhjeve dhe në bazë të zgjedhjeve”, tha Gabriel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button