Maqedonia edhe zyrtarisht eksportuese e mishit të gjedhit në BE

Maqedonia edhe zyrtarisht është vendosur në listën e vendeve të cilat mund të eksportojnë mish të freskët gjedhi në Bashkimin Evropian, njoftoi sot drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari Zoran Popovski.

“Nga 7 marsi, kur Maqedonia edhe zyrtarisht është vendosur në listë, kompanitë tona nga industria e mishit dhe thertoret mund të eksportojnë mish gjedhi jo vetëm në vendet e BE-së, por edhe në vendet e treta. Kjo nënkupton përvetësim të tregjeve të reja, por edhe mundësi më shumë për realizim të investimeve të reja vendore dhe të huaja në këtë sektor”, theksoi Popovski.

Veçmë ka informacione, shtoi ai, se kompanitë e huaja janë të interesuara për hyrje në prodhimin primar.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, nënvizoi se në Maqedoni po ulet numri i shpendëve, ndërsa fermat i përmbushin nevojat vendore për mish të freskët derri.

Nga janari Maqedonia është vendosur në listën për eksport të vezëve për  konsum, shpendëve, mishit të shpendëve dhe peshkut  në tregjet e BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP