Çelik: Turqia po kujdeset për miliona refugjatë, ndërsa Evropa ua mbyll dyert

Turqia vazhdon të kujdeset për miliona refugjatë, derisa Evropa i mbyll dyert e saj për to dhe siguron vend për terroristë, deklaroi ministri turk i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë Faruk Çelik.

Çelik, i cili foli mbrëmë në forumin e biznesit shqiptaro-turk në Tiranë, theksoi se Turqia përveç për 80 milionë qytetarët e saj, kujdeset edhe për tre milionë refugjatë të cilët kërkojnë azil.

Ai theksoi se derisa Turqia i hap kufijtë, të ashtuquajturat vende të civilizuara nga Bashkimi Evropian i mbyllin dyert për njerëzit të cilët kërkojnë azil.

“Ata i mbyllin dyert për personat e pambrojtur dhe në vend të asaj i hapin për terroristët”, theksoi ministri turk i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button