Sudani i Jugut, vriten 4 punonjës të ndihmave humanitare

Katër punonjës humanitarë kenianë janë në mesin e gjashtë të vrarëve nga ana e personave të armatosur disa ditë më parë në Sudanin e Jugut, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Kenias, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Punëve të Jashtme, Amina Mohammed në një deklaratë tha se gjashtë viktimat ranë në “pritë” më 25 mars teksa ata udhëtuan nga kryeqyteti i Sudanit të Jugut, Juba për në Pibor në lindje.

Mohammed tha se kenianët, që kanë punuar për GREDO, një organizatë lokale e financuar nga UNICEF-i, ishin duke shkuar për në Pibor për të ndërtuar qendra rinore.

“Përpjekjet janë duke vazhduar nga agjentët e sigurisë të Sudanit të Jugut në bashkëpunim me zyrtarë të GREEDO dhe UNICEF për të rimarrë trupat e viktimave”, shtohet në deklaratën.

Kenia është në bisedime me qeverinë, forcat e sigurisë të Sudanit të Jugut dhe aktorë të tjerë për të përcaktuar rrethanat që çuan në tragjedinë në fjalë, dhe do të koordinojnë përpjekjet për të riatdhesuar trupat për varrim.

Sudani i Jugut ka qenë i zhytur në luftë që nga dhjetori i vitit 2013 në një konflikt që ka marrë dhjetëra mijëra jetë dhe zhvendosur më shumë se 2 milionë banorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button