KB e konfirmoi vdekjen e dy ekspertëve të saj në Kongo

Sekretari i përgjithsHëm i KB-së, Antonio Guteresh konfirmoi se dy kufoma, të zbuluar në RD Kongo i përkasin dy ekspertëve të Organizatës Botërore, që kanë investiguar raste të shkeljes së të drejtave të njeriut në këtë vend afrikan , njoftoi DPA.

Kufomat e amerikanit Majkëll Sharp dhe suedezes Sajda Katalan u gjetën të hënën nga forcat paqeruajtëse të KB-së në afërsi të qytetit Kananga.

Përveç kufomave të dy ekspertëve të KB-së, ishte gjetur edhe një kufomë tjetër.

Guteresh premtoi hetim për vdekjen e tyre dhe i bërë thirrje autoriteteve të RD Kongos që të bëjnë të njëjtën.

Rajoni është përfshirë nga dhuna, në të cilën sipas të dhënave të KB-së, kanë humbur jetën qindra njerëz, ndërsa 200 mijë janë shpërngulur.

Sharl dhe Katalan së bashku me katër persona që i shoqëronin, banorë të Kongos, ishin rrëmbyer nga sulmues të panjohur më 12 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button