Gjykatësit kushtetues e anuluan diskutimin për përgjimin nëpërmjet operatorëve-Telekom

Gjykatësit kushtetues sot kanë shtyrë seancën në njërën prej dy seancat për rishikim të iniciativës për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 175 kontrovers të ligjit për komunikime elektronike, njofton Portalb.mk.

Arsyeja për një vendim të tillë, siç u potencua në seancën e sotme, është materiali i madh për iniciativës.

Rishikimi i kësaj iniciative duhej të ishte pika e parë e rendit të ditës në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese.

Edhe pse neni 175 u soll me ndryshimet e ligji për komunikime elektronike më vitin 2014, operatorëve të Telekom-it u është urdhëruar “të sigurojnë të gjitha kushtet teknike të nevojshme që të mundësojnë përgjim të komunikimeve në rrjetin e tyre”.

Iniciativa për rishikim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së këtij neni u soll në vitin 2015, në të njëjtin vit kur Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë filloi me publikimin e përgjimeve jolegale, të ashtuquajtura “bombat”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button