Peru, një avion përfshihet nga zjarri

Zjarri ka përfshirë një aeroplan gjatë aterimit në aeroportin Francisco Carle në Jauja, në pjesën qendrore të Perusë, por nuk pati viktima, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se zjarri për shkaqe të panjohura, kishte përfshirë aeroplanin me rastin e uljes emergjente të markës Boeing të kompanisë Peruvian Airlines.

Dëshmitarët tregojnë se nga aeroplani filloi të dalë tym i zi, ku ekipet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë.

Peruvian Airlines ka bërë të ditur se në mesin e 141 pasagjerëve që ishin në avion nuk ka viktima ose të plagosur.

Ministria e Komunikacionit dhe Informacionit të Perusë ka deklaruar se ekipet zjarrfikëse kanë arritur të shuajnë zjarrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button