Kukan: Bojkoti i Parlamentit u bë sport në Ballkan

“Bojkoti në Parlament u shndërrua në sport në rajonin e Ballkanit, megjithatë debati politik i vendeve duhet të zhvillohet brenda tij”, deklaroi eurodeputeti, Eduard Kukan, gjatë debatit të djeshëm në Parlamentin Evropian në lidhje me “krizën e demokracisë në Ballkanin Perëndimor”, njofton Portalb.mk.

Kukan duke folur për situatën politike në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë, tha se askush në BE nuk e do bojkotin. Ai e dënoi rritjen e nacionalizmit, të cilin, ashtu siç tha ai, politikanët e shfrytëzojnë që të tërheqin votues.

“Hijet nga e kaluara nuk ndihmojnë, ndërkaq procesi për zgjerim me kalimin e viteve do të bëhet edhe më i rëndë”, shtoi Kukan.

Njëri nga diskutuesit ishte edhe raportuesi special i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Knut Flekenshtajn, i cili tha se demokracia në vendet e Ballkanit është shkatërruar, ndërkaq ajo u mundëson Qeverive që të sillen në mënyrë autokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button