Në Indonezi pitoni 7 metra gëlltiti një njeri

Një person i cili kishte humbur në rajonin Sulewasi të Indonezisë gjendet pas dy ditësh në barkun e një pitoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet e ditur se është gjetur në barkun e një pitoni 7 metra trupi i pajetë i 25-vjeçarit Akbar Salubiro, i cili kishte dalë nga shtëpia e tij para dy ditësh për mbledhjen e vajit të palmës dhe i cili nuk ishte kthyer më.

Banorët e rajonit e kanë vrarë pitonin që gjetën në kopshtin e palmave pasi dyshuan për barkun e tij të madh, ku dhe më pas zbuluan në barkun e tij trupin e Salubiro.

Në pamjet e marra nga celulari i një prej banorëve tërheqin vëmendjen veshjet dhe çizmet mbi trupin e pajetë që u nxor nga barku i pitonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button