LSDM: Gruevski shëtitet, VMRO-DPMNE flet vet me vete, qytetarët pësojnë

“Derisa Nikolla Gruevski shëtitet në Malta, ndërkaq deputetët e VMRO-DPMNE-së flasin vet me vete, qytetarët pësojnë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së, njofton Portalb.mk.

Ata shtojnë se edhe sot qytetarët paguajnë rrymë të shtrenjtë, pasi që VMRO-DPMNE e bllokon votimin për kthimin e tarifës së lirë ditore.

“Prindërit janë të shqetësuar për streset të cilat i presin fëmijët e tyre, pasi që VMRO-DPMNE e bllokon votimin për shfuqizim të testimit ekstern. Qytetarët ende kanë obligim që të paguajnë taksë radiodifuzive, pasi që VMRO-DPMNE e bllokon shfuqizimin e saj. Punëtorët nuk munden që ta fitojnë rritjen e premtuar të rrogës minimale në 12.000 denarë në muajin e parë, pasi që VMRO-DPMNE e bllokon votimin edhe për këtë. 700.000 qytetarë presin ndryshime për jetë në Maqedoni. Vullneti i tyre do të realizohet”, qëndron në kumtesën e LSDM-së.

LSDM gjithashtu thotë se do të ketë kryetar të Kuvendit dhe do të ketë Qeveri të re reformuese të qytetarëve.

“As Gruevski e as deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët flasin vet me vete, atë nuk do të mund ta ndalojnë”, thonë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button