Tramp do të merr pjesë në Samitin e G20

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp do të marrë pjesë në Samitin e G20 në Hamburg, Gjermani më 7 dhe 8 korrik, njoftoi Shtëpia e Bardhë, pas bisedës telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Në kumtesë theksohet se Tramp ia ka uruar Merkelit rezultatet zgjedhore.

“Të dy liderët e shfrytëzuan mundësinë që të bisedojnë për vizitën e kancelares në Shtëpinë e Bardhë nga 17 mars. Presidenti tha se gëzohet për ardhjen në Hamburg në Samitin e G20 më 7 dhe 8 korrik”, theksohet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button