Kanadaja paralajmëron legalizim të marijuanës

Projekt ligji për legalizimin e marijuanës në Kanada do të shqyrtohet në prill me qëllim të të lejohet shfrytëzimi rekreativ i saj nga 1 korriku i vitit 2018, kur është festë kombëtare e shtetit.

“Ky është premtim nga fushata e kryeministrit kanadez Xhastin Trudo dhe legalizim i marujanës në Kanada do të jetë i pari në vendin e tij nga grupi i shtatë shteteve më të zhvilluara”, theksoi ministrja e Shëndetësisë Xhejn Filpot. Ajo vlerësoi se ligji do të mundësojë legalizim të qasjes deri te marijuana, por njëkohësisht do ta rregullojë edhe kontrollojë qasjen e konsumatorëve.

“Me dispozitën ligjore Qeveria dëshiron të sigurohet se përfitimet do të jenë përtej mundësive të organizatave kriminele”, theksoi ajo para gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button