Tereza Mej e nënshkroi letrën për njoftimin formal për Bregzitin

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Tereza Mej mbrëmë e ka nënshkruar letrën që zyrtarisht nis daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.

Zyra e Mej ka publikuar një fotografi të kryeministres duke nënshkruar dokumentin historik, i cili pritet t’i dërgohet sot presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Tim Barrou, ambasadori britanik në BE, do t’ia dorëzojë letrën personalisht Tuskut më vonë gjatë ditës së sotme, përmes së cilës, Britania thirret në Artikullin e 50-të të Traktatit të Lisbonës, për të nisur procedurën e daljes nga BE-ja. Ky proces do të zgjasë dy vjet.

Nënshkrimi i këtij dokumenti vjen nëntë muaj pasi britanikët votuan në referendum për të dalë nga BE-ja.

Zyra e Mej ka thënë përmes një deklarate për media, ka njoftuar se pas kryesimit të kabinetit në mëngjesin e sotëm, kryeministrja do t’i adresohet Parlamentit britanik dhe do t’ju tregojë ligjvënësve se ajo dëshiron të përfaqësojë “çdo person në Britani të Madhe”, duke përfshirë shtetasit e BE-së në negociatat e Breksit.

“Kjo është vendosmëria ime që të arrijë marrëveshjen e duhur për çdo person në këtë vend”, deklaroi kryeministrja britanike.

Britania iu bashkua Bashkimit Evropian më 1973 dhe është vendi i parë që thirret në Artikullin e 50-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button