Drejtpërdrejt: Vazhdon seanca konstituive (VIDEO)

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me gjysmë ore vonesë e ka filluar vazhdimin e seancës konstitutive, në të cilën deputetët do të duhet të diskutojnë rreth zgjedhjes së kryetarit, zëvendëskrytearit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Seancën drejtpërdrejt mund ta ndiqni: KËTU

Në seancën e djeshme, koordinuesi i grupit të deputetëve të Besës, Afrim Gashi, kërkoi të mbahet takim pune i përfaqësuesve të partive parlamentare në mënyrë që të dakordohet rrjedha e debatit në mbledhje.

Në debatin e djeshëm, Afrim Gashi u bëri thirrje deputetëve për maturi dhe të shkohet në mbyllje graduale të procedurave teknike.

“Ne jemi këtu dhe i përfaqësojmë interesat e të gjithë qytetarëve. Dy milionë njerëz presin të shohin çfarë vendime do të sjellim ne. Jemi shumë larg nga zgjedhja e kryetarit, qeverisë, të jemi të matur dhe gradualisht të fillojmë t’i mbyllim procedurat teknike”, tha Gashi.

Xhevad Ademi nga BDI kërkoi qasje më tepër pozitive dhe afirmative dhe të kihet kujdes se çfarë porosi dërgohen nga Parlamenti. Ai potencon se ky është shtet edhe i shqiptarëve dhe se me emër të shkruar në gjuhën shqipe nuk prishet shteti.

Në këtë mbledhje në rend dite është edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button