Maqedonia fiton edhe Bjellorusinë

Reprezentacioni i Maqedonisë ka shënuar fitoren e dytë radhazi, pas asaj me Lihtenshtajnin në kuadër të kualifikimeve për KB “Rusia 2018”, duke mundur sonte në stadiumin “Telekom Arena”, me rezultatin 3:0 Bjellorusinë, ndeshje kjo që u luajt në kuadër të miqësoreve, datë kjo e caktuar nga FIFA.

Golashënues në këtë ndeshje ishin Spirovski dhe dy herë të tjerë shënoi kapiteni Goran Pandev, duke treguar se Maqedonia po kthen vetëbesimin pas paraqitjeve tejet të dobëta në të kaluarën.  Për Maqedoninë luajti edhe Muzafer Ejupi, i cili në fushë u inkuadrua në minutën e 78, ndërsa Besart Ibraimi luajti shtatë minutat e fundit duke e zëvendësuar Stjepanoviqin, edhe shqiptari tjetër Ezgjan Alioski luajti deri në minutën e 83. Me këtë fitore Maqedonia sigurisht do të ketë ngritje në renditjen e FIFA-s. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button