Gruaja e parë në krye të një banke në Pakistan

Një grua u emërua dje për herë të parë në krye të një banke tregtare pakistaneze, hera e parë në një vend mundësitë për gratë në poste të larta të sektorit privat janë jashtzakonisht të ulta.

Sima Kamil, aktualisht zëvendëspresidente e institucionit bankar të tretë në Pakistan, “United Bank Limited” (UBL), do të marrë funksionet e saj më 1 qershor, njoftuan krerët e bankës në një komunikatë.

“Ajo është drejtuesja e parë e një banke tregtare në Pakistan dhe është një hap i madh përpara për sektorin bankar privat”, deklaroi Muneer Kamal, presidenti i Bursës së Pakistanit.

Gratë luftojnë prej dekadash në Paksitan për të bërë që të drejtat e tyre të përparojnë por rastet për krrime nderi apo të sulmeve me sulfur janë të shpeshta.

Diskriminim në punë dhe ngacmime në jetën publike janë e përditshmja e pakistanezeve dhe të rralla janë gratë që kanë drejtuar kompani të mëdha në vend.

“Gjërat janë duke ndryshuar në Pakistan, bota duhet ta dijë këtë”, garantoi Kamal. Ai citoi gjithashtu rastin e Shazia Syed, një tjetër pionere e emëruar vitin e kaluar në krye të degëzimit pakistanez të shumkombëshes “Unilever”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button