“Etna” përsëri nxjerrë llavë dhe hi vullkanik

Vullkani aktiv Etna që gjendet në ishullin e Sicilisë, në jug të Italisë, ka vazhduar të hedh llavë dhe hi. Tashmë një muaj vullkani është aktiv, ndërsa hedhja e llavës është vërejtur edhe të hënën dhe të martën, raporton Anadolu Agency (AA).

Kujtojmë se vullkani u aktivizua edhe në mes të muajit, ndërsa në atë shpërthim u lënduan dhjetë persona.

Në mesin e të lënduarve gjendet edhe një ekip i BBC-së. Instituti nacional për gjeofizike dhe vullkanologji (INGV) pas shpërthimit shpalli alarm të portokalltë për rajonin e Etnas dhe rrethinës së saj.

Në fund të muajit shkurt u aktivizua thuajse pas dy vitesh pushim.

Vullkani më i madh në Evropë, Etna, arrin lartësi mbidetare prej 3.330 metrave në kraterin kryesor, ndërsa krateri juglindor është në lartësi prej 2.700 metrave mbi nivelin e detit.

Shpërthimi i madh i fundit i vullkanit Etna është regjistruar në vitin 1992.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button