Flenkenshtajn: I dëshpëruar prej ngjarjeve në Maqedoni

Deputeti i radhëve të socialdemokratëve evropianë në Parlamentin Evropian, Knut Flekenshtajn, sot në debatin “Kriza e demokracisë në Ballkanin Perëndimor”, si pjesë e treshes së eurodeputetëve që ndërmjetëson për qetësimin e tensioneve politike në Maqedoni, por edhe zëdhënës i qëndrimeve socialdemokrate në Europarlament, porositi se është i dëshpëruar prej ngjarjeve në Maqedoni.

Megjithatë, socialdemokrati gjerman, i cili kërkoi edhe sanksione për individë nga Maqedonia, porositi se Bashkimi Evropian duhet “fillimisht të përpiqet me demokracinë” lidhur me zgjidhjen e krizës politike afatgjate të Maqedonisë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

“Po, jam i dëshpëruar shumë lidhur me atë se si të dilet prej kësaj gjendje. Përgjigja është të provojmë me demokracinë. Pas zgjedhjeve, nëse ka koalicion të ndërtuar me 67 persona, atëherë ata duhet të kenë mundësi të formojnë Qeveri. Ndërsa, nëse një gjë e tillë nuk funksionon, atëherë do të sugjeroj të votohet për të tjerët radhës tjetër. Siç e dini, VMRO nuk dëshiron të largohet. Prandaj, unë mendoj se votuesit duhet ta dinë se askush në BE, madje as në partinë evropiane të Gruevskit nuk e mbështet këtë politikë. Votuesit duhet ta dinë se nuk është çështja për majtë apo djathtë, por çështja është për demokracinë. E di se është çështje sensitive për disa persona, por ne shohim paralelisht për atë nëse është e mundshme zgjidhje e përbashkët. Por, në fund është e qartë, votuesit zgjodhën dhe ata që u mblodhën duhet të kenë mundësi”, porositi Flenkenshtajn.

Në debatin e sotëm të Parlamentit Evropain në Bruksel, shkurt mori pjesë edhe eurodeputeti i Partisë popullore evropiane (EPP), Eduard Kukan, i cili e dënoi “retorikën e polarizuar prej disa BE-vendeve të Ballkanit” dhe porositi se edhe BE-ja duhet të bëjë diçka për Ballkanin jo vetëm të kërkojë prej tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button