Sadik Kan: Mos e dënoni Britani e Madhe për shkak të Bregzitit

Kryebashkiaku i Londrës laburisti Sadik Kan, kërkoi nga BE të mos e dënojë Britaninë e Madhe për shkak të vendimit për Bregzit.

Kan qëndron në Bruksel në takime me funksionarë të lartë të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, para ngritjes së nenit 50 nga Marrëveshja e Lisbonës, me çfarë edhe formalisht do të fillojë procesi për daljen e Britanisë së Madhe nga Unioni.

“BE nuk duhet të krijojë frikë dhe të kanoset me marrëveshje të keqe (me Britaninë e Madhe) dhe dënim për shkak të Bregzitit”, deklaroi kryebashkiaku i Londrës.

Sipas tij, tani është koha të besohet në BE dhe në korrektësinë e vendimiu për anëtarësimin e ardhshëm të atyre që janë në të, dhe për atë nuk nevojiten frikësime me dënimin e Britanisë së Madhe.

Nga momenti kur u bë e qartë se britanikët largohen nga Unioni, një sërë politikanë evropianë dhe ekspertë financiarë, para së gjithash nga Gjermania dhe Franca, deklaruan se Londra nuk do të mund edhe më tej të jetë ajo që ishte deri më tani, kur shteti nuk do të jetë pjesë e Unionit.

Thelbi i këtyre porosive ishte se nuk mundet Britania e Madhe të dalë nga BE dhe të shkaktojë krizë, ndërsa vendi, dhe para së gjithash Londra, ta ruajë privilegjin të jetë qendër financiare kryesore e Unionit.

Sipas ekspertëve evropianë, mundësia e këtillë mund të jetë realitet nëpse Britania e Madhe pranon të mbetet pjesë e tregut të përbashkët evropian, por tani për tani Londra zyrtare qëndron në qëndrimin se vendi do të tërhiqet nga BE, por edhe nga tregu i vetëm dhe nga unioni doganor.

Për mediat britanike Verhovstad ka thënë se askush nuk i kanoset Britanisë së Madhe, as askush nuk mendon për “dënim të britanikëve” duke sqaruar se deklaratat e deritanishme të politikanëve evropianë kanë qenë vetëm reagim të deklaratave dhe komenteve në Londër.

Në opinionin britanik si “dënim” trajtohen paralajmërimet se llogaritë për Bregzit do t’i kushtonte Britanisë së Madhe edhe deri 50 miliardë funta, që askush në BE zyrtarisht nuk e ka konfirmuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button