Padi penale ndaj dy shkupjanëve për shitje të drogës

SPB Shkup parashtroi padi penale kundër D.I. (65) dhe kundër M.O. (39) nga fshati i Shkupit, Zelenikovë, i cili është në arrati, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve”.

Të paditurit, siç kumtoi sot MBP, gjatë këtij muaji, në mënyrë të paautorizuar nga një person i panjohur nga Kosova kanë marrë dhe kanë organizuar transport të rreth 20 kilogramëve drogë narkotike marihuanë.

Më 21 mars të këtij viti në vendkalimin kufitar “Bllacë e Ulët”, nëpunës doganor kanë kryer ekspertizë të automjetit “ford transit”, drejtuar nga D.I., dhe kanë gjetir gjithsejt 42 paketime marihuanë.

Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake të paditurve u është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej nga 30 ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button