LSDM kërkon sqarim nga Minoski për huamarrjen e re 6,5 milionë euroshe

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) kërkon sqarim nga ministri i Financave të Maqedonisë, Kiril Minoski për huamarrjen e sotme e cila përkap vlerën prej 6,5 milion eurove, njofton Portalb.mk.

“Është e patolerueshme që Ministria e Financave në periudhën e formimit të qeverisë reformuese të vazhdojë me huazim të pakontrollueshëm dhe jotransparent për qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme. Ministri i Financave në ikje, Kiril Minoski duhet të jep sqarim para qytetarëve se pse i huazoi 6,56 milion eurot e reja, nëse dihet se këtë javë nuk ka pasur obligime për kompensim”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button