Ankaraja paralajmëron Evropën të mos përzihet lidhur me referendumin në Turqi

Ankaraja e paralajmëroi Evropën të mos përzihet në referendumin në Turqi për ndryshimin e Kushtetutës dhe zgjerimin e autorizimeve të presidentit Rexhep Taip Erdogan, deklaroi sot kryeministri Binali Jëlldërëm. Ai shtoi se Evropa duhet “ta shohë punën e saj”.

Jëlldërëm atë e deklaroi në mitingun në qarkun Karman lidhur me referendumin.

Çështja për referendumin tashmë seriozisht i ka prishur marrëdhëniet mes Turqisë dhe disa vendeve evropiane në mesin e të cilave Gjermania dhe Holanda pasi ndaluan që ministrat turq të zhvillojnë fushatë në qytetet e tyre para referendumit më 16 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button