Pesëdhjetë kompani nga Maqedonia dhe Kosova i shqyrtojnë mundësitë për bashkëpunim

Pesëdhjetë ndërmarrje mikro dhe të vogla nga Maqedonia dhe Kosova sot në Shkup janë duke i shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë.

Në takimet tet-a-tet marrin pjesë kompani prej sektorëve të ndryshëm të cilat këto ngjarje i shohin si mundësi për të vendosur biznes kontakte të reja me kompani të ngjashme.

“Këto takime kontribuojnë për rritjen e kontakteve, ndërsa numri i rritur i kontakteve mundësojnë të fillojë njëfarë bashkëpunimi. Duke iu falënderuar kontakteve, arritëm të sjellim start ap kompani nga Gjermania e cila prodhonte produkt softuer në nivel global”, thotë Nenad Fidanovski nga kompania “Global net” e cila merret me shërbime TIK.

Nga Qendra për zhvillimin e sipërmarrësve dhe menaxherëve CEED Maqedoni theksojnë se interesimi për ngjarje të këtilla është i madh e veçanërisht kur bëhet fjalë për kompani nga Maqedonia dhe Kosova.

“Interesimi për ngjarje të tilla gjithmonë ka qenë i madh pasi që këmbimi më i madh tregtar i Maqedonisë zhvillohet në Kosovë, ndërsa edhe për shkak të afërsisë së tregut kosovar me atë të Maqedonisë”, deklaroi Biljana Damevska nga CEED Maqedoni.

Sipas zëvendësshefit të Misionit të Ambasadës së Zvicrës, Stefan Tomaxhan, bashkëpunimi midis kompanive të rajonit është shumë i rëndësishëm, veçanërisht për ekonomitë më të vogla siç janë tregu i Maqedonisë dhe ai i Kosovës.

“Kur bëhet fjalë për tregje të vogla, pavarësisht nëse bëhet fjalë për kompani të vogla apo kompani të cilat punojnë për një periudhë të caktuar, ata duhet ta përhapin bashkëpunimin jashtë kufijve, pasi që atje kanë më shumë mundësi”, theksoi Tomaxhan.

Biznes për takime biznes i organizon Projekti i USAID-it për ndërmarrjet mikro dhe të vogla me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button