Vjedhje e rëndë në Haraçinë

Tre persona persona të panjohur me maska kanë kryer vjedhje të rëndë në një shtëpi në fshatin Haraçinë, ku e kanë marrë një çantë e cila ka pasur 120.000 euro, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç njoftojnë nga MPB, rastin sot në mëngjes rreth orës 5:115 e ka paraqitur B.S. (20) nga Haraçina. Vjedhja është kryer në shtëpinë e babait të tij.

“Hajdutët kanë hyrë nëpërmjet derës e cila nuk ka qenë e mbyllur dhe kanë shkuar në dhomën e fjetjes në të cilën ka fjetur babai I.S. (45), e kanë zgjuar dhe me pistoletë e kanë kërcënuar, pas së cilës kanë shkuar në dhomën ku ka fjetur B.S. dhe nën krevat e kanë marrë çantën në të cilën ka pasur 120.000 euro bashkë me dokumentet se të njëjtat para janë tërhequr nga banka. Paratë që janë vjedhur janë përfituar nga shitja e tokës përpara dy muajve. Po merren masa për gjetjen e kryerësve të vjedhjes dhe pastrimin e plotë të rastit”, informojnë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button