Shqipëri-Bosnje, ndryshime të mëdha në formacionin kuqezi

Të paktën 5 ndryshime pritet të ketë formacioni i Shqipërisë në ndeshjen e miqësore ndaj Bosnjës në orën 18:00 të ditës së sotme krahasuar me ndeshjen ndaj Italisë, ku u mundën 2-0, njofton top-channel, përcjell Portalb.mk.

Në Elbasan Arena, në portë pritet të rikonfirmohet Thomas Strakosha. Trajneri po mendon ti japë vazhdimësi aktivizimit të talentit të Lazio-s, ndërsa Etrit Berisha mund ta shohë sfidën nga stoli, me thirrjen në skuadër që shërben edhe si një shembull i unitetit brenda grupit kuqezi.

Ndryshime ka në mbrojtje, me Kukelin që do të qëndrojë në qendër në rreshtimin 5-4-1, përkrah të konfirmuarit Veseli dhe befasisë Albi Alla. Mbrojtësi i Kukësit, që ka qenë një prej elementëve më të spikatur në kampionatin shqiptar, pritet të jenë titullar në vend të Arlind Ajetit, të cilin De Biasi mendon ta mbajë pushim, për të evituar dëmtime nga mbi-lodhja pas ndeshjes në Palermo.

Elseid Hysaj do të luajë në të djathtë dhe në mungesë të Ansi Agollit do të ketë shiritin e kapitenit. Në krahun e majtë do ti jepet hapësirë aktivizimit të Alijit, edhe sepse stafi i Kombëtares kërkon të marrë sinjale për lojtarin që do të mbulojë këtë rol në sfidën e Qershorit në Izrael, ku Agolli është i pezulluar.

Në mesfushë nuk ndryshon asgjë në qendër, ku Basha dhe Memushaj do të drejtojnë manovrat e Kombëtares, ndërsa gjithçka pritet të ndryshojë nga krahët ku hapësira do ti jepet Jahmir Hykës dhe Azdren Llullakut. Dy sulmuesit anësorë do të jenë në mbështetje të Bekim Balajt, në një rreshtim që nga 5-4-1, me daljet nga krahët të Hysajt dhe Alijit shndërrohet në skemën ofensive 4-3-3.

Gjatë miqësores me Bosnjen, që ka në kontingjent yje si Edin Dzeko dhe Senad Luli?, De Biasi do të eksperimentojë edhe me skema dhe lojtarë, ndoshta për të aktivizuar Latifin e Grezdën që luajtën ndaj Italisë, por edhe Afrim Takun dhe Keidi Baren të afruar së fundmi në ekip.

E vetmja garanci është që në pjesën e dytë në portë, Strakosha do t’ia lejë vendin Alban Hoxhës, ndërsa dyshime ka për gjendjen e Armando Sadikut. Sulmuesi ka pësuar një goditje në pjesën e pasme të kofshës dhe u la pushim në stërvitjen e fundit të Kombëtares, si masë parandaluese. Gjendja e Sadikut do të vlerësohet edhe pak orë përpara ndeshjes, për të marrë një vendim përfundimtar nëse bomberi elbasanas do të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button