Parlamenti i Sllovakisë do të votojë amnistinë diskutabile

Deputetët në Parlamentin e Sllovakisë kanë filluar të martën debatin për propozimin i cili parasheh anulimin e amnistisë të cilën e miratoi ish kryeministri autoritar i vendit Vlladimir Meciar i cili ndaloi hetimet për rastin e rrëmbimit të djalit të presidentit të ndjerë të Sllovakisë, Michal Kovaç, i cili është një nga rivalët e përbetuar politik të Meciarit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Meciar udhëhoqi me Sllovakinë drejt një izolimi në vitet e 90-ta të dekadës së fundit të shekullit të kaluar dhe besohet se qëndron prapa rrëmbimit të Michal Kovaçit të ri, i cili pas rrëmbimit në vitin 1995 u dërgua ilegalisht në Austri.

Për rrëmbimin akuzohet agjencia sllovake e spiunazhit, e njohur si SIS, e cila në atë kohë drejtohej nga një aleat i Meciarit.

Presidenti aktual i Sllovakisë, Andrej Kiska ka apeluar që Parlamenti të shfuqizojë amnistinë.

Kryeministri sllovak Robert Fico, nga ana e tij ka kundërshtuar thirrjet e presidentit duke thënë se një gjë e tillë është e pamundur ligjërisht.

Votimi pritet të bëhet të enjten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button