Kosovë, dy të arrestuar për kontrabandë me armë

Policia e Kosovës ka ndaluar një zyrtar policor dhe një zyrtar të Shërbimit Korrektues të Kosovës, pasi në automjetin me të cilin po udhëtonin u gjetën armë automatike dhe pistoletë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë nga Inspektorati policor i Kosovës thuhet se “dje në orët e mbrëmjes nga policia kufitare e PK-së në pikë kalimin kufitar të Vërmicës është ndaluar një veturë me targa të Kosovës e cila drejtohej nga një shtetas i Kosovës (zyrtar policor) dhe brenda kishte edhe një bashkë-udhëtar (zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës).

“Gjatë kontrollit të automjetit nga zyrtarët e policisë kufitare të Vërmicës janë gjetur një armë automatike AK-47 me një karikator me 30 fishekë dhe një pistoletë e tipit TT me tetë fishek të kalibrit 7.62. Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së, policia kufitare kanë njoftuar hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Hetuesit kanë kontaktuar me prokurorin kompetent i cili ka urdhëruar konfiskimin e armëve dhe me vendim të tij ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Si pjesë e procedurës administrative ndaj zyrtarit policor është marrë edhe masa e suspendimit nga detyra deri në përfundimin e procedurës hetimore”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button