Adelina Ismaili rikthehet në ekran dhe rrëfen shtatzëninë, pritjen e të birit, emrin dhe… (FOTO)

Prej më shumë se tre vite mungesë, Adelina Ismaili ka qenë e ftuar ekskluzive mbrëmjen e sotme në NIN, në Klan Kosova, ku rrëfeu për pritjen e ëmbël, së cilës dalëngadalë po i vjen fundi. Siç është mësuar tashmë, këngëtarja është në pritje të një djali dhe bashkë me Valin, partnerin e saj, mezi po presin ta kenë në krahë fëmijën e parë, shkruan Class, përcjell Portalb.mk.

Duke folur për muajt e shtatzënisë, periudhë në të cilën ajo dhe Vali kanë dashur të mos jenë shumë të ekspozuar mediatikisht, diva e muzikës tha ndër të tjera se ka dashur që këtë kohë ta shijojë vetëm për vete. Momenti kur mësoi se ishte shtatzënë ishte muaji korrik i vitit të kaluar: “Momentin e kam të shënuar, ka qenë shumë nxehtë, fundi i muajit korrik. Nuk mud ta besoja. Kisha kohë që e prisja, por prapë është ajo ndjenja e çuditshme tani që më kujtohet. Pothuajse krejt bota ndalet”, – tha ndër të tjera këngëtarja.

Si pjesë e një familjeje me vajza, Adelina tregon se kishte menduar më shumë se 300 opsione për emër vajze dhe kurrsesi nuk kishte menduar për emër djali, ndaj këtë pjesë ia ka lënë Valit në dorë. Megjithatë, as ai nuk po e ndihmon, meqenëse akoma nuk e kanë gjetur emrin me të cilin do ta pagëzojnë të birin. Por diçka e dinë të sigurt: emri do të jetë shqiptar dhe, ndoshta, një bashkim i bukur emrash.

E shkatërruar nga showbiz-i (të cilin në ditët e sotme ajo e quan prostitucion), Adelina tha edhe “larg qoftë” për pyetjen nëse i biri një ditë do të bëhej këngëtar apo nëse do të ishtë pjesë e showbiz-it, edhe pse kjo, sipas saj, është e vështirë të shmanget gjithmonë.

Po ashtu, artistja nga Kosova tha se është kundër ekspozimit të fëmijës në rrjetet sociale, duke thënë se nuk janë Kim Kardashian që të ekspozojnë gjithçka në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP