Francezet zbulojnë lartësinë e duhur të takave (FOTO)

Në kapitullin “Modë” francezet janë ato që kanë fituar respektin dhe besimin tonë. Ndaj duhet t’i dëgjoni edhe ju kur flasin për kombinime ngjyrash, tendenca të reja, propozime chic, shkruan Class, përcjell Portalb.mk.

Stilistja e ardhshme e këpucëve, sigurisht franceze, Laurence Dacade, flet për lartësinë që duhet të kenë takat dhe ju duhet ta dëgjoni me kujdes. Fundja francezet janë të njohura për një nga elementët e preferuar të çdo vajze, takat.

Dakord deri këtu, por cila është lartësia e duhur e takave?

“8,5 centimetër”, sipas Decade. “Është lartësia e duhur për të qenë in dhe njëkohësisht të ndihesh rehat me ecjen. 8,5 centimetër i falin stil dhe elegancë trupit dhe kombinimeve tuaja të përditshme”, thotë stilistja. Megjithatë vazhdon të mbështesë se është femra ajo që i fal elegancë këpucës dhe jo e kundërta. “Të gjitha këpucët mund të jenë të bukura. Çdo gjë varet nga linja dhe mënyra sesi ato “përqafojnë” këmbën”, përfundon ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button