Funksionalizohet tërësisht Gjykata Speciale, pritet publikimi i aktakuzave

Është funksionalizuar tërësisht Gjykata Speciale për Kosovën. Kjo është bërë pas miratimit të Rregullores së Procedurës dhe Provave nga gjykatësit e Dhomave të Specializuar të Kosovës, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Në një njoftim për media të Gjykatës Speciale është thënë se Rregullorja e Procedurës dhe e Provave synon të fuqizojë paanësinë, drejtësinë, shpejtësinë, efikasitetin, ndershmërinë dhe sigurinë e procedurave të Dhomave të Specializuara, duke respektuar njëkohësisht Kushtetutën dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut.

Kryetarja e Gjykatës, Ekaterina Trendafilova ka thënë se gjykatësit janë treguar efikas sepse vetëm dy muaj pas emërimit të tyre kanë arritur të miratojnë këtë rregullore.

“Gjykatësit treguan dijeni dhe profesionalizëm të shkëlqyer dhe një përkushtim absolut për një procedurë solide, efikase dhe të drejtë e të paanshme në Dhomat e Specializuara. Falënderoj të gjithë gjykatësit për përpjekjet e tyre të bashkërenduara dhe kontributin e tyre rrënjësor”, ka thënë Trendafilova.

Rregullorja e Procedurës dhe e Provave do të bëhet publike pasi Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese të ketë vendosur mbi kushtetutshmërinë e Rregullores.

Për këtë, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka 30 ditë afat.

Kur kjo të përfundoj, hapet rrugë që Prokuroria Speciale të nis publikimin e aktakuzave dhe t’i dërgoj ato në Gjykatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button