Vuçiq: Putin është kundër Qeverisë së LSDM-së në Maqedoni

Lindja dhe perëndimi janë me qëndrime të kundërta në konfliktin politik në Maqedoni, vlerëson kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, njofton Portalb.mk.

Presidenti rus dhe kryeministri serb, ashtu siç tha Vuçiq pas takimit, më së shumti kanë biseduar për gjendjen në rajonin e Ballkatnit.

“Më gjatë jemi mbajtur në rajon, situatën e përgjithshme, ndikimet e jashtme ndaj rajonit”, tha Viçiq. Nga biseda me Putinin dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov, Vuçiq ka marrë përshtypjen se “Moska nuk e përkrahë formimin e Qeverisë, të udhëhequr nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev”.

“Aq sa forcat perëndimore e përkrahin Qeverinë e Zoran Zaevit dhe partive shqiptare, Aq më duket se presidenti rus nuk është në atë anë”, tha mbrëmë në intervistë për televizionin “Pink”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Putin tha se “sipas shenjave të jashtëm, ekziston ashpërsim” në rajon.

“Serbia në kohë të shkurtër pret që të realizohet marrëveshja për bashkëpunim ushtarako-teknik me Rusinë, me të cilën Beogradi pret që të merr 30 vetura të blinduara, 30 tanke T-72 dhe gjashtë avionë luftarak Mig-29. Kryeministri Vuçiq, pas takimit me Putin në Moskë tha se presidenti rus personalisht e ka miratuar dërgesën e armëve. Sipas Vuçiqit, në periudhën e ardhshme pritet që të arrijë armatimi, por refuzoi të tregojë se ajo a do të ndodhë gjatë muajve të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button