Zvërlevski: Patjetër duhet të ketë ndryshime ligjore për kontroll të përgjimeve

“Ndjekja e paligjshme e komunikimeve ka sjell deri në krizë të madhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë, por kjo nuk është për herë të parë që sistemet e komunikimit të keqpërdoren në vend”, deklaroi prokuroi republikan, Marko Zvërlevski, në konferencën me temë “Ndjekja e komunikimeve – korniza ligjore dhe përvoja, roli i prokurorit publike”, e cila sot mbahet në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Sistemet për ndjekje të komunikimeve si mjet po shfrytëzohen dhe keqpërdoren edhe nga vendet tjera. Mu për atë, roli i prokurorit publik duhet të bëhet më i theksuar, që të zvogëlohen këto keqpërdorime”, tha Zvërlevski.

Mu për këto arsye, ka shtuar Zvërlevski, janë të nevojshme ndryshimet ligjore me të cilat rregullohet ndjekja e komunikimeve. Sipas tij, edhe pse është e paraparë që fjalën kryesore ta ketë prokurori publik, ajo është vetëm në letër, pasi që sistemet për ndjekje të komunikimeve edhe më tej qëndrojnë vetëm në duart e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Zvërlevski vlerëson se me ndryshimet ligjore që i propozon bashkësia ndërkombëtare, duhet që të vendohen mekanizma të fuqishëm kontrollues të shfrytëzimit të mjeteve për ndjekjen e komunikimeve.

Në konferencën ndërkombëtare marrin pjesë prokurorë publik dhe zëvendës prokurorë nga Shqipëria, Kosova, Rusia, Turqia, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia dhe Boshnja dhe Hercegovina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button