UNICEF: 22 milionë fëmijë mund të vdesin nëse nuk marrin ndihmë urgjente

Të paktën 22 milionë fëmijë në katër shtetet të përfshira nga konfliktet, rrezikohen nga vdekja si pasojë e sëmundjeve dhe urisë nëse nuk ndërmerren veprime urgjente për të zgjidhur këtë problem, thonë nga UNICEF, duke kërkuar 50 për qind të buxhetit të ndihmës për këto vende, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët tha se 1,4 milionë nga kjo shifër, të shtrirë në verilindje të Nigerisë, Somali, Sudan dhe Jemen, mund të vdesin nga kequshqyerja vetëm këtë vit si pasojë e thatësirës dhe konfliktit të armatosur që të vazhdon të marrë jetë atje.

Nigeria është shkatërruar nga një kryengritje e cila ka hyrë në vitin e shtatë, me miliona njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që dhjetëra mijëra janë vrarë.

Somalia, Sudani i Jugut, dhe Jemen po ashtu janë shkatërruar nga konfliktet e armatosura që kanë marrë mijëra jetë, me pasoja të tmerrshme sidomos për gratë dhe fëmijët.

“Fëmijët nuk mund të presim deri në një shpallje tjetër të urisë para se ne të marrim masa”, thuhet në deklaratën e cila citon Manuel Fontaine, drejtorin e programeve të emergjencës së UNICEF-it, të ketë thënë “Ne mësuam nga Somalia në vitin 2011 se prej kohësh ishte shpallur uria, por një numër i papërcaktuar i fëmijëve tashmë kishin vdekur. Kjo nuk mund të ndodhë përsëri.”

Në deklaratë thuhet se UNICEF do të kërkojë afër 255 milionë dollarë për të siguruar ushqim, ujë, trajtim mjekësor, arsim dhe shërbime tjera mbrojtëse për fëmijët vetëm për disa muaj të ardhshëm.

Shumica e fondeve, mbi 81 milionë dollarë, do të shkojnë në drejtim të programeve për ushqyerje për të mbrojtur fëmijët nga kequshqyerja dhe tu sigurojë atyre ushqim terapeutik, thuhet në deklaratë.

Nga agjencia thonë se 53 milionë dollarë shtesë do të ndahen për shërbimet shëndetësore, duke përfshirë vaksinimet, ndërsa mbi 47 milionë dollarë do të shkojnë për ujë, mjete sanitare dhe higjienike dhe programet për parandalimin e sëmundjeve vdekjeprurëse të diarresë.

“Burimet e nevojshme në muajt e ardhshëm janë pjesë e një apeli të gjerë për të gjithë vitin 2017, që arrin në 712 milion dollarë, me një rritje prej 50 për qind të kërkesave për financim në katër vende”, thuhet në deklaratë.

Konfliktet e armatosura janë një nga shkaktarët kryesorë të kësaj krize, thotë UNICEF, duke bërë thirrje për qasje të pakushtëzuar, të papenguar deri të fëmijët në nevojë dhe t’u jepet fund shkeljeve të të drejtave të fëmijëve në vendet e prekura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button