Gjobitet Manchester City

Federata e Futbollit të Anglisë ka gjobitur Manchester City me 35.000 paundë për shkak të sjelljes së lojtarëve gjatë ndeshjes së Premier Ligës me Liverpool-in, e cila përfundoi me rezultatin 1:1, raporton Anadolu Agency (AA).

Klubi pranoi fajin për akuzat për shkak të sjelljes josportive, meqë lojtarët e saj nuk janë sjellë në mënyrë të përshtatshme gjatë ndeshjes.

Reagimi i papërshtatshëm i futbollistëve të City-it vijoi pas minutës së 50-të, kur gjyqtari Michael Oliver referoi një njëmbëdhjetë metërsh për Liverpool-in ku James Milner shënoi nga pika e bardhë, ndërsa një pikë për “qytetarët” e solli Sergio Aguero me golin në minutën e 69-të.

Për shkak të ankesave ndaj gjyqtarit, Gael Clichy, Roberto Firmino dhe David Silva morën kartona të verdhë pas penaltisë së akorduar.

Pas 29 xhirove të zhvilluara Manchester City me 57 pikë është në pozitën e tretë, ndërsa Liverpool-i është në pozitën e katërt me një pikë më pak, por një ndeshje më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button