Britania fillon edhe zyrtarisht të dalë nga BE-ja

Britania e Madhe pritet nesër zyrtarisht të kërkojë dalje nga BE-ja edhe pse është paraparë që procedura për dalje të zgjasë dy vite, në këtë moment askush nuk mund të thotë sa do të zgjasë ai proces dhe si do të duken marrëdhëniet e ardhshme midis BE-së dhe Britanisë së Madhe, lajmëron Tanjug.

Edhe pse, qytetarët e Britanisë së Madhe që nga qershori i kaluar në referendum më 5,9 për qind të votave vendosën që vendi i tyre të jetë i pari në histori, i cili do ta braktisë Bashkimin Evropian, procedura zyrtare për shpërbërjen do të fillojë më 29 mars me ngritjen e nenit 50 nga Marrëveshja e Lisbonës, i cili vlen si plotësim i kushtetutës specifike të BE-së.

Pritet që kryeministrja britanike Tereza Mej nesër zyrtarisht ta njoftojë BE-në për kërkesën e Britanisë së Madhe për dalje nga anëtarësimi i Unionit. Ky akt përshkruhet edhe si “pikë pas të cilës nuk ka kthim” e a.q. mundësi që Britania ta ndryshojë qëndrimin dhe të heq dorë nga Bregziti, në çka shpresuan shumica nga të dyja palët e Kanalit anglez.

Nga ai moment fillon të vijojë afati prej dy viteve negociata të Brukselit dhe Londrës, në të cilin parashihet se Britania e Madhe zyrtarisht do ta braktisë BE-në më së vono deri në prill të vitit 2019. Vlerësimet janë megjithatë se ky proces, i cili përbëhet nga konfirmimi i kushteve për dalje, por edhe marrëdhëniet e ardhshme të BE-së dhe Britanisë së Madhe, do të zgjasë shumë më gjatë.

Si arsye theksohet komplikimi i vetë procesit, por edhe fakti se gjithçka shkon në “territor të panjohur” sepse për herë të parë në historinë e BE-së ngritet neni 50. Neni 50 nga Marrëveshja e Lisbonës paraqet plan për dalje të shteteve nga BE-ja, përkujton Tanjug.

Para Marrëveshjes së Lisbonës, e cila hyri në fuqi në vitin 2009, mekanizëm për braktisjen e BE-së nuk ka ekzistuar. Vetë neni 50, të cilit i referohet kryeministrja britanike, relativisht është i shkurtër, ka pesë paragrafe të cilat flasin për atë se “cili do anëtar mund të vendos për ta braktisur BE-në, se për të duhet ta njoftojë Këshillin Evropian dhe të negociojë për dalje nga BE-ja”, si dhe se është paraparë afat prej dy viteve për arritje të marrëveshjes “e cila mund të vazdhohet në pajtim me të gjitha vendet anëtare”.

Njëkohësisht, neni 50 parasheh që vendi i cili del nga BE-ja të mos mund të marrë pjesë në bisedimet interne të Unionit për dalje nga ajo.

“Siç e dini, personalisht do të doja që Britania e Madhe të mos vendoste për ta braktisur BE-në, por shumica e votuesve britanikë vendosën ndryshe. Prandaj duhet të bëjmë çmos që ky proces i shpërbërjes të jetë më pak i dhimbshëm për BE-në”, porositi kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk.

Ai për më 29 prill ka caktuar samit të jashtëzakonshëm të liderëve të BE 27, të cilët duhet të miratojnë drejtime për negociatat për Bregzitin. Kjo konkretisht duhet të jetë pako instruksione dhe “linja të kuqe” në të cilat duhet të përmbahet Komisioni Evropian, i cili përndryshe është i obliguar për negociatat me Londrën. Negociuesi i përgjithshëm në emër të BE-së do të jetë ish-ministri në Qeverinë franceze dhe ish-komisar i BE-së, Mishel Barnije.

Atëherë kur do të arrihet marrëveshje për dalje nga BE-ja, ai duhet të ratifikohet në të gjitha parlamentet nacionale para se të bëhen të vlefshme.

Nga të dy anët e La Manshit për momentin vlerësohet se marrëveshjet për krijimin e marrëdhënieve të reja midis BE-së dhe Britanisë së Madhe, para së gjithash do të jenë në fushën e tregtisë dhe lëvizjes së lirë dhe do të jenë shumë më të rënda nga vetë procesi për dalje nga anëtarësimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button