Specialja deri më tani ka zbuluar se së paku 36 milionë euro të Buxhetit, kanë mbaruar në xhepat privat të funksionarëve

Prokuroria Speciale Publike, vetëm deri tani, ka zbuluar se së paku 36 milionë euro kanë mbaruar në xhepat privat, shkruan REL në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.

Sipas hetimeve të PSP-së, funksionarët e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, kanë shkelur ligjet për furnizime publike, por edhe kanë fshehur tatim dhe kanë pompuar shuma milionëshe nga buxheti shtetëror. Buxheti është dëmtuar për së paku 36 milionë euro në periudhën prej 2008 deri në 2015.

Kjo shumë sipas të gjitha gjasave është shumë më e lartë, pasi që PSP heton numër të madh të krimit financiar, për të cilat ende nuk janë hapur lëndët.

Prokurorja speciale, Katica Janeva, në konferencën e fundit për shtyp, në të cilën i prezantoi katër raste të krimit financiar, ka apeluar se është e patjetërsueshme që të vazhdohet mandati për hetimet që plotësisht të zbardhen lëndët, të cilat dalin nga përgjimet.

Bëhet fjalë për shumë hetime financiare të cilët në të ardhmen do të tregohet se si paratë e qytetarëve kanë mbaruar në xhepat privat të funksionarëve të lartë.

Megjithatë, ekziston kërcënim që qindra raste për krim të bien poshtë, pasi që sipas vendimit të tanishëm ligjor, PSP ka vetëm edhe tre muaj për punë. Pas fundit të qershorit, PSP nuk do të mund të ngrit aktakuzë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button