SHBA-ja dhe Britania i bënë thirrje Rusisë që t’i lirojë të arrestuarit gjatë protestave

SHBA-ja dhe Britania e Madhe i kanë bërë thirrje Rusisë që t’i lirojë qytetarët, të cilët janë arrestuar të dielën në mbrëmje në protestat e mëdha antiqeveritare, njofton TASS.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Shon Spajser deklaroi se SHBA-ja e dënon fuqimisht arrestimin e qindra protestuesve të qetë në Rusi të dielën.

Spajser e lexoi kumtesën e Departamentit të Shtetit, në të cilën i cilësoi arrestimet si “shkelje të vlerave themelore demokratike”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se njerëzit gjithkund meritojnë qeveri transparente dhe përgjegjëse, si dhe mundësi që t’i realizojnë të drejtat e tyre pa frikë nga hakmarrja.

“Britania e Madhe është e shqetësuar nga arrestimi i 26 marsit të qindra qytetarëve rusë, mes të cilëve edhe gazetari dhe lideri i opozitës ruse Aleksej Navalin”, thuhet në kumtesën e Ministrisë Britanike të Punëve të Jashtme.

Të dielën në vende të ndryshme në Rusi u mbajtën protestat më masive nga viti 2011-2012. Mbi një mijë persona janë arrestuar gjatë protestave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button