Berlin: Vidhet monedha e arit e dyta më e madhja në botë

Në muzen “Boda”, në Berlin është vjedhur një monedhë e arit, që peshonte 100 kilogramë dhe që ka vlerën prej miliona dollarësh.

Zëdhënësi i policisë, Stefen Petersen ka deklaruar se hajdutët duket se kanë hyrë në muze përmes dritares në orën 3:30 të mëngjesit, e kanë vjedhur monedhën dhe kanë arritur që të largohen përpara se të arrinte policia.

Në afërsi të ndërtesës së muzeut janë gjetur disa shkallë.

Monedha e vjedhur, nëse vlerësohet në bazë të peshës, vlera e saj arrin në 4.5 milionë dollarë.

Policia gjermane beson se në këtë vjedhje janë të përfshirë më shumë se një person, marrë parasysh edhe peshën e monedhës së vjedhur.

Muzeu ka thënë se monedha e vjedhur mbante rekordin në Librin Gines për pastërtinë e arit. Monedha, në njërën anë ka portretin e Mbretëreshës Elizabeta II, ndërkaq në anën tjetër është një gjethe panje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button