Gjenevë, arrihet përparim i konsiderueshëm për qeverinë kalimtare në Siri

Remzi Izettin Remzi, ndihmësi i të dërguarit të posaçëm për Sirinë Staffan de Mistura, sot në Gjenevë, në raundin e pestë të bisedimeve për Sirinë, u takua me delegacionet e regjimit dhe opozitës, raporton Anadolu Agency (AA).

Nasir el-Hariri, kreu i ekipit negociator të delegacionit të opozitës siriane ka deklaruar se me OKB-në për herë të parë është arritur një marrëveshje e rëndësishme në lidhje me qeverinë kalimtare në Siri.

“Kemi vazhduar me diskutimet për tranzicionin politik dhe procedurat kushtetuese që do të përcaktojnë të gjithë procesin”, ka thënë El-Hariri.

Ai theksoi se regjimi i Assadit vazhdon me sulmet e saj në Siri, pavarësisht armëpushimit.

“Për fat të keq, regjimi terrorist i Bashar al-Asadit vazhdon me bombardimet e egra në të gjithë vendin. Gjatë tre ditëve të para të negociatave në Gjenevë, regjimi i Assadit ka vrarë 76 civilë, prej të cilëve 14 ishin fëmijë dhe 28 gra”, tha al-Hariri.

Armëpushimi në Siri u arrit me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Rusisë më 30 dhjetor. Forcat e regjimit kanë vazhduar sulmet dhe krimet kundër civilëve, kurse forcat e opozitës siriane në ditët e fundit filluan t’u kundërpërgjigjen sulmet ndaj pozicioneve të regjimit.

Delegacioni i opozitës siriane nuk ka marrë pjesë në bisedimet e javës së kaluar në Astana, dhe arsyeja për këtë kanë theksuar se forcat e regjimit nuk respektojnë armëpushimin e arritur.

Në axhendën e raundit të pestë të bisedimeve në Gjenevë do të jenë katër pikat të cilat janë rënë dakord më parë. Në udhërrëfyesin e mëparshëm të përfshirë në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara janë paraparë negociatat për formimin e qeverisë kalimtare, përgatitja e kushtetutës dhe organizimi i zgjedhjeve parlamentare në Siri, dhe muajin e kaluar është shtuar edhe pika e katërt në lidhje me negociatat për luftën efektive kundër terrorizmit.

Në vazhdimin e bisedimeve pritet që regjimi sirian dhe aleatja e saj Rusia të vazhdojnë të insistojnë në forcimin e grupeve të armatosura që janë të afërta me Moskën dhe Kajron, të cilat Rusia dëshiron t’i paraqesë si pjesë e opozitës siriane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button