Brazil, sërish shfaqet epidemia e etheve të verdha

Drejtoria për shëndet në shtetin federal Rio de Janeiro të Brazilit, ka njoftuar se në rajonin Sao Fidelis është regjistruar rasti i parë i të prekurit nga Ethet e Verdha, që njëherësh paraqet personin e gjashtë të prekur nga kjo sëmundje fatale në Brazil, në ditët e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në qytetin Casimiro de Abreu në shtetin Rio, në ditët e kaluara Ethet e Verdha janë diagnostifikuar te pesë persona, nga të cilët një 38 vjeçar ndërroi jetë.

Rasti i gjashtë është regjistruar të hënën në qytetin Sao Fidelis i cili ndodhet 104 kilometra në veri nga Casimiroa.

Rasti i fundit ka alarmuar shërbimet kompetente të Brazilit të cilat thonë se kjo është një dëshmi se sëmundja nuk është lokalizuar.

Zyra e kryetarit të Sao Fidelis njoftoi se 20 mijë nga gjithsej 38 mijë banorët e qytetit janë vaksinuar si mbrojtje nga Ethet e Verdha, ndërkohë që në ditët e kaluara kishte përfunduar vaksinimi në pjesët rurale të zonës.

Në spitalin e Rio de Janeiros gjenden të hospitalizuar edhe 35 pacientë të tjerë tek të cilët janë shfaqur simptomat e sëmundjes.

Nga dita e shtunë, në qytet po kryhet vaksinimi i qytetarëve dhe vetëm në ditën e parë, janë vaksinuar 200 mijë persona.

Deri më tani në Brazil janë regjistruar rreth 500 raste të Etheve të Verdha, ndërsa aktualisht bëhen analiza tek mbi 2.100 pacientë të tjerë.

Ministria kompetente është duke hetuar shkakun e vdekjes së 277 njerëzve, por deri më tani ka konfirmuar se 162 kanë vdekur nga ethet e verdha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button