“Velt”: Turizmi në Greqi me rritje rekorde prej mbi 70 për qind gjatë kësaj vere

Turizmi në Greqi këtë verë do të regjistrojë rritje rekorde prej mbi 70 për qind, shkruan gazeta gjermane “Velt”.

Gazeta i referohet kompanisë gjermane për hulumtim të tregut GFK për destinacionet, të cilat do të jenë më të preferuara nga ana e gjermanëve, duke pohuar se një numër rekord i turistëve gjermanë këtë verë planifikojnë ta vizitojnë Greqinë.

Në të njëjtën kohë, kjo kompani parashikon ulje të turistëve gjermanë në Turqi, e cila deri më tani ishte destinacion i preferuar për ta pas Palma de Majorka, thekson gazeta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button